PD: Rama mbron Mark Babanin - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-10 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike vijon të këmbëngulë se kryebashkiaku i Vaut të Dejeës, Mark Baban, është dënuar në Itali për vjedhje.Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nga Vau i Dejës i bëri apel prokurorisë që të zbatoj ligjin dhe të mos zvarrisë procedurat në lidhje me çështjen e dekriminalizimit të Mark Babanit.?Dua të sqaroj opinionin publik se kjo letërporosi dhe vonesa që po shkaktohet, ka ardhur për shkak të bllokimit nga Ministria e Drejtësisë. Pra, prej një muaji e gysëm, letërporosia e përgatitur nga Prokuroria e Përgjithshme nuk u është përcjellë autoriteteve italiane, duke sjellë zvarritje dhe duke lejuar një njeri në konflikt me ligjin, të ushtrojë funksion publik. Një hajdut i certifikuar, sot administron paratë e taksapaguesve të bashkisë së Vaut të Dejës.?Bardhi akuzoi me tej Ramën se po mbron kryebashkiakun Mark Babani ndërsa paralajmëroi dojse të tjera për kryebashkiakët socialist që preken nga dekriminalizimi.?Pa diskutim, Mark Babani është Edi Rama i Vaut të Dejës dhe, pa diskutim, Edi Rama do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur kriminelët e emëruar në krye të bashkive?Sekretari i përgjithshëm i PD ngriti pikëpyetje edhe për integritetin e prokurorëve të SPAK në lidhje me hetimin e lidhjeve të politikës me krimin.?Çështja e parë që kishte për shqyrtim struktura antikorrupsion, që kishte të bënte me disa zyrtarë të lartë, gjyqtarë, përfundoi, siç ju e patë, me mbyllje hetimesh dhe me pas, me rrëzim të këtij vendimi të SPAK nga gjykata. Personalisht, por edhe PD, i ka dhënë mbështetje të plotë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut, e nxit Prokurorinë e Posaçme që të hetojë aferat korruptive dhe lidhjet e politikës me krimin. Dua të ripërsëris që, për të ruajtur imazhin e SPAK-ut, do të duhet që prokurorët, integriteti i të cilëve është vënë në pikëpyetje, ose për shkak se janë shërbëtorë të regjimit komunist, siç është drejtuesi i SPAK-ut, ose për shkak se janë vegla të Ulsi Manjës, siç është njëri prej prokurorëve i kapur në takim një ditë përpara votimit, do të duhet t?i hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj, me integritet që gëzojnë besimin e të gjithëve, për t?i dhënë imazhin e nevojshëm dhe besueshmërinë e nevojshme SPAK-ut?.Opozita sipas bardhit po punon edhe pper reformen zgjedhore, nderkohe qe mnuk perjashtoi rikthimin e protestave, por pa dhene nje date konkrete.