Ledina Çelo: Si më braktisën në Eurovizion - News, Lajme - Vizion Plus

2020-01-10 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ledina Çelo ka qënë mbretëresha e mbrëmjes së sotme në Këndo Këngën Time në Vizion Plus. I ka munguar prej vitesh skenës shiptare por nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i dikurshëm. Plot sharm, teksa ka dëgjuar intrepretimet e disa prej këngëve më të bukura të repertorit të saj, ajo ka rrëfyer edhe detaje të panjohura më parë rreth jetës së saj artistike. E pyetur për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, Ledina Çelo nuk e ka fshehur brengën që e mundon prej vitesh lidhur me atë sesi u ndje në atë prezantim:

"Kujtimet e hidhura janë këto, që në momentin më të bukur që unë do të përfaqësoja një shtet, që është një nga ëndrrat më të bukura të çdo artisti pjesmarrja në Eurovizion, realisht një promovim shumë i mirë, unë u ndjeva vetëm dhe e braktisur. Nga shteti po e po njëherë, qoftë shpirtërore, qoftë njerëzore, financiare s'bëhej fjalë, me një fjalë deri tek veshja. Në vend që shteti të më përkrahte, për shkak të sponsorëve dhe pakënaqësive unë aty isha krejt e vetme..."

E rëndësishme është që kënga doli mirë, paraqitja ishte e mirë. Por do të uroja që një gjë e tillë mos u ndodh kurrë këngëtarëve që do të na përfaqësojnë në Eurovizion, pasi mbështetja është shumë e rëndësishme."

Në rrëfimin e saj ndër të tjera ajo ka zbuluar këngën me të cilën, nëse do ti jepej sërish mundësia, do të donte të ishte përfaqësuar në Eurovizion, "Të dua se je ti".