TIRANE-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një familje në Paskuqan, ku Erdet Çapoku 34-vjeç ka vrarë me sende të forta kunatën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku. Autori ka shkuar në banesën e 39-vjeçares dhe në debat e sipër e ka goditur atë me shkop druri duke e lënë të vdekur në vend.
Mësohet se, 30-vjeçarja është vrarë në prezencën e familjarëve të saj, ndërkaq shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare. Policia është vënë në kërkim autorit të ngjarjes së rëndë, Erdet Çapokut, i cili është arratisur pas vrasjes.