Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Françesk Mark Gjini quhet 24-vjeçari nga Vau i Dejës i Shkodrës, i cili u vra dje nga policia në Lezhë. Ky është ballkoni i apartamentit në lagjen ?Gurra? në hyrje të Lezhës, ku dje Françesku mori peng të zotin e tij Ded Bardhi. Pasi ishte lajmëruar nga policia që e kishte rrethuar të dorëzohej, Françesku del nga shtëpia ku fshihej prej një viti duke u futur i armatosur në familjen Bardhi në derën ngjitur. Gruaja dhe fëmijët e Dedës oficer në repartin e Gjadrit dalin shpejt sapo shohin një njeri të armatosur të futej brenda. Kurse vetë kryefamiljari nuk mundi duke mbetur peng i të kërkuarit Gjini.
Policia e Lezhës dhe forcat speciale të sapo mbrritur nga Tirana i bëjnë thirrje sërisht Françeskut të dorzohet dhe të linte pengun. Por pengmarrësi Gjini në ato momente hedh dy granata duke plagosur një polic të Lezhës dhe një efektiv të specialëve. Negocimet e policisë me pengmarrësin kanë vazhduar disa orë rresht.
Rreth orës 18, policët që deri në atë moment nuk kishin qëlluar duke menduar për jetën e pengut përgjigjen me zjarr. Një snajper i vendosur në tarracën përball pallatit ku ishte fshehur Gjini e qëllon atë për vdekje rreth orës 18:30. Pasi janë futur brenda në shtëpinë e oficerit, Dedë Bardhi policët kanë gjetur këtë të fundit të vrarë në korridorin e shtëpisë, si dhe pengmarrësin e sapoekzekutuar Dedë Gjini.
Sipas mjekut ligjor i mbritur në vendngjarje oficeri i Gjadrit Dedë Bardhi ishte vrarë shumë orë më parë pasi kufoma e tij fillon të ngurtësohej. Mendohet që krimineli ta ketë vrarë atë në momentet e hyrjes në shtëpi. Krimineli Françesk Gjini para se të ekzekutohej dje kishte vrarë më parë 6 persona. Para dy javësh edhe pse në kërkim nga policia ai vrau babin e tij Mark Gjinin duke mbyllur serialin e vrasjeve me ekzekutimin e oficerit 45-vjeçar Ded Bardhi./tvklan.al
Gazetar ? Eduart Frangaj