Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Paratë për Avokatin e Popullit kanë futur sot në sherr përsëri opozitarët dhe pozitarët në komisionin parlamentar të ligjeve. Protagonist të debatit kanë qenë avokati legalist Ngjela dhe deputeti socialist Pandeli Majko. Ngjela ka kërkuar që Avokatit të Popullit ti jepet buxheti për zyrat pasi ai dhe tre komisionerët Çaushi, Nuni e Dhrami po enden rrugëve.
Avokat Spartak Ngjela:- ?Kur Kushtetuta thotë ka buxhet, e ka Avokati i Popullit buxhetin, nuk e ka askush. Jepni buxhetin ai i bën vetë?.
Ngjela ka kërkuar më pas që të njihej me projketligjet e shkruara dhe kur ka marrë përgjigjen se mungon letra i ka rekomanduar kryeparlamentarit Gjinushi.
Avokat Spartak Ngjela:- ?Talluni me njëri-tjetrin, shikoni kë keni në krye, ka 20 e ca bodyguard dhe ngelet shteti pa letra?.
Disa minuta pas këtij debati në komisionin e ligjeve avokati i popullit Dobjani dhe komisionerët Çaushi, Nuni e Dhrami fondet I kanë kërkuar vetë në zyrën e kryetarit Gjinushi./tvklan.al
Gazetar ? Vladimir Lame