http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në rrëfimin e saj në natën e parafundit të Këndo Këngën Time, Ledina Çelo ka rrëfyer ndër të tjera edhe per emocionet e daljes ne skenë përkrah Luan Zhegut
"Të këndoja me Luan Zhegun për mua ishte vërtet fat shumë i madh, e prita me shumë kënaqësi dhe kënga shumë e bukur. I vetmi problem që kisha ishte tek Luani, pasi ai rrinte zakonisht pa lëvizur në skenë, ndërsa unë isha lozonjare më pëlqente ta ndiqja ritmin. Por ai më premtoi që do të kërcente bashkë me mua, kështu që të rrija e qetë. Dolëm në skenë, interpretuam unë lëviza ndërsa Luani jo. Kur folëm në prapaskenë për këtë, ai më tha se pas 30 vitesh karrierë nëse do të lëvizte në skenë do ta merrnin për të luajtur mendsh..."