Përfundon greva e minatorëve të Batrës - (15 Mars 2000)

2020-01-09 2

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Minatorët e Batrës kanë ndërprerë sot grevën e urisë. Pas 12 ditësh qëndrim në nëntokë, komisioni i grevës ka vendosur të ndërpres atë për shkak të gjendjes shumë të rëndë shëndetësore. Por minatorët grevistë e kanë konsideruar të paplotë vendimin e qeverisë i cili sipas tyre garantonte plotësimin e pjesshëm të kërkesave.

Komisioni i grevës ka vendosur që të vazhdojnë protestat në sipërfaqe deri në realizimin e plotë të kërkesave të tyre. Ata kërkojnë realizimin e pensioneve të parakohshme dhe të premtimeve të tjera që ka bërë qeveria./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti