Tensionet me Iranin, SHBA: Do mbetemi vigjilentë

2020-01-09 0

Sipas direktivave të presidentit Donald Trump, ne do të mbetemi vigjilentë ? tha zëvendëspresidenti Mike Pence të enjten duke shtuar se SHBA kishte marrë informacione inkurajuese nga shërbimet e inteligjencës se Irani po i kërkonte milicive aleate të mos sulmonin objektivat amerikane.


Një ditë më parë, presidenti Trump, tha se mbi Iranin do të vendoseshin sanksione të reja por edhe konfirmoi se teherani ishte zbrapsur, pa përmendur veprime të tjera ushtarake.

Ndërkohë, Irani po provon të tregojë se qëllimi i sulmit të tij, nuk ishte shkaktimi i viktimave. ?Sulmet ndaj forcave amerikane në Irak mund të kishin qenë vetëm fillimi i një operacioni të gjerë në të gjithë rajonin nëse SHBA do të ishte përgjigjur? tha një komandant i lartë iranian, Amir Ali Hajizadeh. Në një intervistë për televizionin shtetëror iranian ai theksoi se Irani ishte përgatitur të lëshonte qindra apo edhe mijëra raketa ndërkohë që në të vërtetë më pak se 20 të tilla u lëshuan mbi bazat e Irbilit dhe Al asadit. Qëllimi sipas tij nuk ishte të vriteshin trupa amerikane, por operacioni mund të ishte planifikuar edhe në një mënyrë të atillë që deri në 500 persona të humbnin jetën në fazën e parë dhe mijëra të tjerë më pas nëse SHBA do të reagonte.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi Irani lëshoi raketa mbi bazat ku qëndronin forcat amerikane duke reaguar ndaj vrasjes së Soleimanit. Trump konfirmoi se asnjë viktimë nuk kish patur në këto sulme, as amerikan, as irakian dhe as të ndonjë kombësie tjetër. Sipas trupave italiane të vendosura në Irak, kanë qenë sistemet anti raketore amerikane Patriot ato që mbrojtën dy bazat në Irak dhe hapësirën përreth aeroportit të Irbilit. Edhe zyrtarë të tjerë amerikanë thanë se viktimat në sulme ishin evituar për shkak se sistemet e hershme të paralajmërimit kishin funksionuar me shumë efikasitet.

Ndërkohë, SHBA tha edhe se ishte e gatshme të angazhohej pa parakushte në negociata serioze me Iranin edhe pas tensioneve të fundit. Në një letër drejtuar kombeve të bashkuara, SHBA e quajti vrasjen e Soleimanit si një akt vetëmbrojtjeje.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Iran#TopChannel