Teksa ishte në Lushnje për të inspektuar një serrë me ngrohje për prodhimin e domatinave ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi është shprehur se ?Përgjatë 11 muajve vitit 2019 nga Shqipëria janë eksportuar 20% më tepër produkte bujqësore?,.
?Ky investim me ndihmën e skemës së IPARD do të zgjerohet edhe me një hektar tjetër. Serrat e mëdha krijojnë një avantazh absolut. Bashkë me pikat e grumbullimit bëjnë një binom shumë të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë. Ne jemi shumë të qartë tek kjo politikë dhe kjo po na shpërblen. Mjafton të shohim shifrat e 11 mujorit 2019, ku kemi eksportuar 20% më shumë prodhime bujqësore se viti i mëparshëm. Ky është një ritëm shumë i lartë rritje. Po të vazhdojmë me këtë ritëm brenda pesë viteve e dyfishojmë eksportin e prodhimeve bujqësore?, u shpreh ministri Çuçi.