Detaje të reja kanë dalë pas vrasjes së Kastriot Reçit në Rrëshen, 2 ditë më parë. Ky është snajperi me të cilin u qëllua për vdekje 47-vjeçari, armë e cila u sekuestrua nga policia.
Autori ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të viktimës duke e lënë të vdekur në vend.
Arma është e pajisur me silenciator dhe me dylbi, ka një preçizion të lartë. Sipas hetimeve të para, ka rezultuar se atentatori ka qenë i pozicionuar në dritaren e një pallati 9-katësh në një distancë prej rreth 150 metrash nga vendi ku ndodhej Reçi.
47-vjeçari u qëllua pak sekonda pasi zbriti nga një automjet tip ?Benz?. Në momentin kur u ekzekutua, ishte nen shoqërinë e një gruaje dhe një fëmije.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se autori ka qenë i maskuar si femër dhe në kokë mbante një paruke të cilën e ka hedhur në dalje të qytetit të Rrëshenit.
Atentati ndodhi paraditen e së martës. Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona dhe pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë.
Në të njëjtën kohë është vendosur një shpërblim prej 2 milionë lekësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen ose identifikimin e autorëve.