Report TV -16 vite nga tragjedia e Vlorës, familjarët: Dosjen ta marrë në dorë SPAK, duam drejtësi

2020-01-09 0

16 vite pas tragjedisë së 9 Janarit, familjarët e viktimave që humbën jetën kërkojnë ende drejtësi. Të zhgënjyer nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, familjarët kanë besim në krijimin e SPAK ku i bëjnë thirrje që të marrë në dorë çështjen e tragjedisë së 9 Janarit.

Mhillaj ka thënë se do të bëjnë një akt padi publike ndaj atyre që sipas tij kanë organizuar trafikimin e fëmijëve të tyre duke përmendur edhe ish-drejtorin e Policisë Bajrim Ibraj, por edhe ish-ministrat e asaj kohe Igli Toska dhe Pandeli Majko .