Shqiperia merr zyrtarisht kryesimin e OSBE

2020-01-09 1

I rreshtuar deri disa kohë më parë si një nga skeptikët ndaj Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, siç e pohon dhe vetë me humor, nga kjo e enjte Edi Rama për një vit do të drejtojë Presidencën e saj.
Në ditën e marrjes zyrtarisht të kryesisë së radhës së OSBE nga Shqipëria, Rama tha në Vienë se synimi i tij është të bëjë diferencën në drejtimin e saj.
?Disa nga anëtarë mund të kenë qenë pak skeptikë, për faktin se sa të gatshëm jemi në për të përballuar këto detyra, është ditë historike, për ne sepse është hera e parë që Shqipëria ka një rol kaq të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Kemi bërë një rrugë të gjatë për të arritur deri këtu. Në rivlerësimin e situatës mund të themi që sot filluam mjaft mirë , përcaktuam prioritet tona, parimet për të dhënë rezultate sa më të mira. Ne nuk kërkojmë të rishpikim botën, por gjatë këtij viti ne do të garantojmë ndryshimin në terren, të zbatojmë angazhimet së bashku. Kjo është motoja jonë, kjo do të thotë që te jemi në përputhshmëri me parimet e OSBE-së. Por sigurisht ne duhet të adaptojmë instrumentet tona që pastaj moszbatimi i tyre të dëmtojë integritetin e OSBE-së. Pika e tretë që të ndërtojmë stabilitet përmes dialogut. OSBE-ja, organizata më e madhe për sigurinë rajonale, dhe kjo varet nga besimi dhe forca e dialogut. Do të bëjmë ç?është e mundur që të kemi marrëveshje dhe të pranojmë të tilla?.
Si prioritet veçon dialogun dhe konsensusin.
?Do i japim prioritet dialogjeve politike mes liderëve. Do luftojmë krah aleancës për një botë më të mirë. Do kem parasysh çdo gjë që ju thoni, do dëgjojmë me vëmendje çdo sugjerim?.
Rama flet dhe për deklaratat e liderit të Iranit dhe thotë se pranimi i muxhahedinëve ishte një risk për të cilin politika në Shqipëri ka qenë e unifikuar kur e ka ndërmarrë. Por për Kryeministrin, çdo sulm ndaj vendit tonë do të thotë sulm për NATO-n.
?Kemi marrë një risk me muxhahedinët. Jam krenar që ky risk është marrë përsipër. Politika shqiptare e ka bërë këtë hap me bindje të unifikuar, nga ana tjetër ne jemi anëtarë të NATO-s dhe çdo sulm mbi ne është mbi NATO-n, dhe për këdo që mund ta ketë imagjinuar përfshirjen thjesht si celebrim dhe jo angazhim do duhet të rikonceptojë atë që ka menduar. Jetojmë në një botë ku përballemi me rreziqe, armiq të demokracisë, ne jemi në mbështetje të një aleance që lufton për një botë më të mirë. Situata në brigjet jugore tregon sa ngushtë është siguria e përbashkët. Po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si vend djallëzor në mes të Europës nga Teherani. Programet tona do të mbeteshin vetëm në letër pa ekipin kryesor të Shqipërisë në Tiranë dhe në Vjenë. Kemi angazhuar diplomatë dhe profesionistë, një ekip të talentuar?.
Kriza në Ukrainë thotë se do të jetë sfida e kësaj presidence, ndaj do ta nisë pikërisht nga ky vend dhe vizitën e parë pas marrjes së kryesisë nga Shqipëria.

?Kriza në Ukrainë mbetet sfida më e madhe e sigurisë në Europë. Përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve do të jenë në krye të axhendës sonë. Uk...