Në përkujtim të 16-vjetorit të tragjedisë së Karaburunit, familjarët e viktimave ndezën sot qirinj dhe hodhën lule në det.
Të afërmit nga Shkodra e kanë cilësuar tragjedinë e 16 vjetëve më parë një dosje e cila ka ngelur nëpër sirtarët e prokurorisë dhe i kanë kërkuar shtetit shqiptar dhe SPAK që të hetojnë këtë tragjedi .
9 janarin e vitit 2004, një gomone me 36 klandestinë u nis nga gjiri i Palasës, në përpjekje për të mbërritur në Itali. Për shkak të motit të keq, dallgëve të larta dhe errësirës, udhëtimi i tyre drejt shpresës, i cili i kishte kushtuar secilit prej tyre të paktën 1500 euro, përfundoi në thellësitë e Jonit.
20 prej viktimave u gjetën, ndërsa 8 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Të 28 viktimat nga Shkodra ishin pothuajse të gjithë të moshës nën 35-vjeç.
Prej 16 vitesh, familjarët e viktimave të tragjedisë së Karaburunit vijojnë të kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Viktimat#Gomonia#TopChannel