#rtvora #oranews
16 vite pas tragjedisë me 28 viktima të 9 Janarit 2004, familjarët kërkojnë rihetimin e çështjes nga Prokuroria e Posaçëm Anti korrupsion. Nga Shkodra e Vlora ku kryen homazhe, ata paralajmëruan se padi në organin drejtësisë që ka mbetur edhe shpresa e fundit.
16 vite pas tragjedisë së 9 Janarit, familjarët e viktimave që humbën jetën kërkojnë ende drejtësi
Të zhgënjyer nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, shpresa e tyre e vetme tashmë është SPAK.
Nikoll Mhillaj, kryetar i shoqatës 9 Janari: Ne kemi bërë shumë kërkesa për ta kaluar tek krimet e rënda, por nuk e kanë bërë. Tani me këtë rast që është krijuar SPAK dhe po bën bujë sikur do vendosë drejtësi në Shqipëri, i bëjmë thirrje të marrin në dorë atë dosje në Prokurorinë e Vlorës dhe ta zbardhin. Aty janë shkruar e zeza mbi të bardhë dhe është e vërtetuar me gjithçka.
Familjarët kanë emra konkret, duke deklaruar se do të bëjnë një akt padi, ndaj atyre që kanë organizuar trafikimin e fëmijëve.
Nikoll Mhillaj, kryetar i shoqatës 9 Janari: Ne nuk kemi pasur ligj për ti dënuar këta deputetë, ministra.
Nga prokurorët e posaçëm kërkojnë edhe zbardhjen e të vërtetës për fshehjen e trupave nga shteti shqiptar, një akuzë e bëjnë prej vitesh.
"Të gjitha ata që ishin të vrarë u zhdukën, edhe 3 kufoma janë gjetur në Leçe dhe ne nuk kemi marrë ende një përgjigje"
Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës dhe të moshës nga 15 në 33 vjeç.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/familjaret-e-viktimave-te-9-janarit-dosjen-ta-marre-ne-dore-spak
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp