Krimi horror i ndodhur në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku Drita Saliaj, u mbyt me peshqir dhe më pas u hodh në ujërat e rezervuarit të Lumarës, kalon çdo limit të vrasjes të një jete njeriu. Drita Saliaj, jetonte e vetme në banesën e saj, ndërkohë që në mesnatën e 5 janarit 2020 është sulmuar, dhe më pas vrarë nga tre persona që, për policinë dhe prokurorinë e Fierit, janë L.Saliaj, nipi i burrit të viktimës dhe dy shokët e tij S.Shehaj e Ervis Zotaj. Trupi i pajetë i Drita Saliaj, u gjet nga polumbarët gjysmë i zhveshur, ndërkohë dy ditë pas kësaj ngjarje tejet të rëndë, ?Shqiptarja.com? hedh dritë mbi të gjithë dinamikën e këtij krimi të shëmtuar.
Gjithçka është treguar nga goja e protagonistit të këtij krimi, 16-vjeçarit L.Saliaj, ku siç rrëfen ai, dy shokët e tij i Ervisi dhe S.Shehaj, i kishin thënë: ?...do të ikim të marrim hashashin në shtëpinë e Dritës, gruas së Hair Saliaj...?. 16-vjeçari tregon se nuk, ka hyrë në banesë por ka qëndruar jashtë shtëpisë së Dritës, dhe pas 30 minuta ka parë se Ervisi dhe S.Shehaj i kanë dalë jashtë, ku në duar mbanin trupin e pajetë të Dritës, duke i kërkuar ndihmë që ta fusnin në makinë. I mituri ka pohuar në polici, se nuk ka asnjë lidhje me krimin e rëndë, dhe se para se të ndodhte ngjarja, ai ishte në shtëpinë e gjyshit të tij në një fshat tjetër. Me S.Shehaj dhe Ervisin, ishin takuar në autostradë dhe pasi e kanë marrë në makinë, sipas tij ata i kanë propozuar për të shkuar në mesnatë në shtëpinë e Drita Saliaj. Por ajo që ngre shumë pikëpyetje për grupin e hetimit është fakti se në banesën e familjes së L.Saliaj që ndodhet 30 metra larg asaj të viktimës, gjatë këqyrjes së saj, mbi tavolinë janë gjetur 4 pjata me ushqim dhe një gotë ujë, gjë e cila ka ngritur dyshime të forta se tre autorët kanë qënë bashkë dhe kanë hartuar një plan konkret.Në vijim të hetimeve të kësaj vrasje tronditëse, prokuroria e Fierit, ka urdhëruar arrestimin e tre personave L.Saliaj, S. Shehaj dhe Ervis Zotaj, duke ngritur ndaj tyre akuzën e ?Vrasjes me paramendim e shoqëruar kjo me torturë, kryer në bashkëpunim dhe ?Asgjësimin e kufomës?. Gjithashtu në banesat e Shehaj dhe Zotaj janë sekuestruar dy armë gjahu, çifte. Pritet që nesër tre autorët të dalin para gjykatës së Fierit, për tu njohur me masën e sigurisë ?arrest në burg? që ka kërkuar prokuroria.