Politikanët në festën e Bajramit - (16 Mars 2000)

2020-01-09 3

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Festa e Bajramit ka qenë sot qendra e veprimtarive në Komunitetin Mysliman. Hirësia e tij Hafiz Sabri Koçi pas predikimit të Bajramit, në faljen e namazit, ka përshëndetur të gjithë besimtarët mysliman.

Hafiz Sabri Koçi:- ?Popullit do ti urojmë të rroj i lirë me demokraci të vërtetë dhe me unitet kombëtar. Për të varfërit sa më parë të hyjnë në zemrat e besimtarëve për ti konsideruar ato si pjestar të tyre?.

Me urimin e festës së Bajramit besimtarëve mysliman presidenti i republikës Rexhep Mejdani, i cili ka vizituar sot komunitetin mysliman ka dhënë urimin e vetë edhe për mediat.

Presidenti Rexhep Mejdani:- ?Për këtë mesazh shprese për të ardhmen e Shqipërisë europiane unë kërkoj ndihmën tuaj qytetar, larg atyre ngjyrimeve bardh e zi, por ngjyrime të zakonshme të jetës me gjithë ngjyrat e ylberit të jetë edhe shtypi e media jonë. Gëzuar!?.

Janë dukur përsëri bashkë sot në ditën e kurban Bajramit për të treguar unitetin e partisë së tyre, kryeministri Meta dhe kryetari i PS Nano. Në urimin e Bajramit Meta ka falenderuar veçanësrisht ambasadorin e Arabisë Saudite për ndihmën e dhënë gjatë krizës kosovare.

Kryeministri Ilir Meta:- ?Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe me Arabinë Saudite dhe përgjithësi botën arabe, sidomos gjatë krizës së Kosovës u forcuan këto marrëdhënie, sidomos me Emiratet e Bashkuara Arabe që vazhdojnë misionin e tyre edhe në Kosovë?.

I kanë uruar festën e Bajramit hirësisë së tij dhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike në shqipëri. Përfaqësues të OSBE-së në Tiranë si dhe ambasadori amerikan Josef Limpreht. Sot nuk kanë munguar as përfaqësues të grupimeve politike si dhe kryetari i PD Sali Berisha.

Sali Berisha, kryetar i PD:- ?Edhe njëherë shfrytëzoj rastin tju uroj besimtarëve mysliman shqiptar, ju, gëzuar këtë ditë të nderimit të sakrificës?.

Hirësia e tij Hafiz Sabri Koçi ka përcjell për të gjithë mesazhin kundër dhunës vellavrasjeve dhe aborteve./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti