Marrja e presidencës së OSBE-së thotë se e gjen në një pozicion tejet komod. Nga zyrat e kësaj organizate në Vjenë, ku zyrtarisht Shqipëria merr në 9 Janar kryesimin, Kryeministri Rama konfirmoi se kriza politike në Tiranë tashmë është e tejkaluar, teksa foli për dakordësi me opozitën sa i përket Reformës Zgjedhore.
?Është e tejkaluar fjala ?e madhe?. Është një krizë artificiale e injektuar në politikën shqiptare nga njëra palë, por është shumë e rëndësishme që sot jemi në një proces dakordësie lidhur me reformën zgjedhore, me, pikërisht, implementimin në tekstin e legjislacionit tonë të rekomandimeve të OSBE-së?.
Gazetarët i kujtuan pozicionin aspak komod të drejtimit të OSBE-së, duke i sjellë në vëmendje paketën antishpifje, por Kryeministri rezervoi këtë përgjigje:
?Gazetarët e pakënaqur me ligjin, duhet të lexojnë ligjin, por kjo nuk është një çështje e OSBE-së. OSBE-ja e ka miratuar plotësisht draftin që ka kaluar në parlament dhe si kryetar i qeverisë dhe i maxhorancës, unë them që jemi të gatshëm dhe të ofrojmë kushte, salla leximi, asistencë teknike për lexim që kush është i pakënaqur nga ligji, të lexojë ligjin sepse pakënaqësitë e ekspozuara mua dhe ne na kanë treguar se vijnë si rezultat i mos leximit të ligjit?.
Me marrjen zyrtarisht të detyrës si kryesues i OSBE-së, Rama tha se gjithçka e premtuar për Kosovë do të realizohet, ndërsa konfirmoi një seri vizitash, mes të cilave edhe atë në Rusi.