Nis shembja e ndertimeve te Unaza e Madhe

2020-01-09 3

nspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e ndërtesave në zonën e Astirit në kuadër të projektit për Unazën e Madhe të Tiranës.

Forca të shumta policore janë vendosur në zonë për të shmangur incidentet me banorët. Por deri tani nuk është shënuar asnjë rast i tillë.

Mjetet e rënda të IKMT do të shembin disa ndërtesa gjatë ditës së sotme, ndërsa një tjetër është planifikuar për t?u shembur nesër me shpërthim të kontrolluar.

Qarkullimi në këtë segment, pra nga rrethrrotullimi i sheshit ?Shqiponja? deri tek mbikalimi i Unazës, është i bllokuar nga të dyja krahët.

Free Traffic Exchange