Depozitat e ujit mbi tarraca - (18 Mars 2000)

2020-01-09 16

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Stand up Holta Zhiti:- Gjendemi këtu në një prej taracave të lagjes ?21 Dhjetori?. Arsyeja e hipjes këtu është për të parë se si e sigurojnë kryeqytetasit ujin e pijshm. Shihni se si janë mbushur taracat mbi çdo pallat të kryeqytetit.

Këto nuk janë disqe fluturues por depozita 500 litërshe që sigurojnë ujin. Biznesi më i madh dhe që ka ecur në shqipëri për 10 vite me radhë është tregtimi i këtyre i këtyre lloj fuçive të harruara që tashmë kanë ngjitur majat. Si nga lartësia e vendosjes së tyre por edhe çmimi. 20 mijë lekë të reja kushton një fuçi e tillë. Fenomeni më i përhapur i sigurimit të ujit të pijshëm ndodh nëpërmjet një procesi jo natyral.

Rreth 40 mijë lekë të reja paguan çdo bllok pallati për ti patur të dyja dhe më tej çdo banor është i detyruar të paguaj ujin që harxhon dhe e ka siguruar me mjeshtërin e tij. Lidhje nga më të çudiçmet, oxhakët e dikurshëm janë shfrytëzuar për ngritjen në lartësi të depozitave të ujit, kapaku i disave është ruajtur me dryn. Vera është ajo që sjell më shumë probleme për qytetarët pasi qëllon që këto fuçi edhe të mos mbushen./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti