Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka deklaruar në emsionin Repolitix se opozita e bashkuar do të publikojë javën e ardhshme draftin final me ndryshimet për Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE (pa ndryshim sistemi).
"Komisioni që është ngritur po punon mbi rekomandimet e OSBE për një kod zgjedhor. Kjo reformë do përfundonte në fund të dhjetorit, por për shkak të tërmetit është e justifikuar shtyrja e saj. Me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, do ketë një vendim për zgjedhjet lokale. Edhe vetë opozita është e interesuar për ndërrimin e sistemit. PS nuk është prononcuar asnjëherë për sistemin, ndërsa PD ka qenë e qartë në raport me. Basha ka premtuar ndryshim sistemi. Basha nuk është tërhequr fare dhe e ka thënë se është i hapur për të diskutuar ndryshimin e sistemit. Duhet një sistem sa më përfaqësues. Konsesusi është i padiskutueshëm. Është një debat që zien edhe brenda nesh. Edhe Basha vetë këto qëndrime i ka bërë publike. Javën tjetër do të publikojë edhe draftin final me ndryshimet për Reformën Zgjedhore vetëm me rekomandimet e OSBE (pa ndryshim sistemi). Nëse opozita parlamentare arrin të krijojë draftin është e mirëpritur. Unë shoh disa deputetë të pavarur në Kuvend. Janë thjesht kartona që Rama i kontrollon, i ka blerë.", u shpreh Ndoka.