Politikania e njohur Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin ?Rudina? ka folur për momentin kur është bërë gjyshe për herë të parë. Vajza e saj, Megi në gusht të 2019, u bë nënë e një djali të quajtur Nikolas. Ajo jetonte në Francë, por vendosi që lindjen të vinte ta bënte në Shqipëri, për të qenë pranë familjes së saj në momentet më të bukura për të.
Topalli rrëfen edhe momentin kur ka mësuar për ardhjen në jetë të nipit të saj. Emocioni dhe gëzimi ka qenë i madh, aq shumë sa ajo nuk i ka mbajtur dot lotët.