Report TV -Basha i përgjigjet Ramës: Vendi në krizë të thellë politike

2020-01-08 0

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha para takimit me aleatët në selinë blu, tha se cilido sistem zgjedhor të miratohet do të dështojë nëse nuk garanothet ndarja e politikës nga krimi, ndalja e blerjes së votave dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore nga një drejtësi e pavarur. Fajin nuk e ka sistemi, tha kryedemokrati, dhe kjo alibi është e dështuar. Sipas Bashës, vendi është në krizë të thellë politike, duke i dhënë përgjigje deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Vjena, se kriza politike në Shqipëri është artificiale. Megjithatë, ai tha se këtë vit do t'i jepet fund krizës politike, por nuk dha detaje se si do të realizohet kjo.