Parlament Ziso Lluci - (30 Mars 2000)

2020-01-08 6

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ka vijuar edhe sot paradite në parlament telenovela Ziso Lluci në Beograd. Deputeti minoritar ka pranuar se ka qenë në ditët e kongresit të Partisë Socialiste serbe në kryeqytetin serb, por ka mohuar pjesmarrjen në atë kongres dhe listën me emrin e tij të botuar në shtyp.

Sot vetë Lluci nuk ishte në parlament ndërsa lexohet deklarata e komisionit të jashtëm ku dënohej qëndrimi i tij në Serbi. Sipas kryetarit të këtij komisioni Sabri Godo ky akt është sfidë ndaj tragjedisë kosovare dhe qëndrimeve të parlamentit dhe partisë së vetë zotit Lluci. Është vendosur që debati për vetë çështjen Lluci të zhvillohet në një tjetër seancë parlamentare./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame

Free Traffic Exchange