Rrezik nga Irani? Rama: Jemi ne kontakt me aleatet

2020-01-08 0

Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së ditën e nesërme. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Vjenë ku vizitoi ekipin shqiptar që do të drejtojë për herë të parë këtë organizatë.

Kreu i qeverisë zhvilloi një takim me disa gazetarë të mediave shqiptare të pranishëm në Vjenë. Rama e konsideroi marrjen e drejtimit të OSBE-së si një arritje fantastike të Shqipërisë.

?Nuk jemi të thirrur që të rishpikim OSBE-në, apo të rishpikim mekanizmat e OSBE-së, por të çojmë përpara një përpjekje që nuk fillon me ne, nuk mbaron me ne, bazohet mbi konsensusin në çdo hap?, tha kryeministri.

Ai u shpreh se është bërë shumë punë për t?u përgatitur për drejtimin e OSBE-së. Për sa i përket çështjes së Ukrainës, Rama tha se do të bëjë më të mirën dhe do të japë angazhimin për zgjidhjen e krizës, por nuk pretendon të zgjidhë çështje që nuk janë zgjidhur ndër vite.

Kreu i qeverisë iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve për Iranin. Sipas kryeministrit situata aktuale e Iranit, nuk e rrezikon Shqipërinë. Ai theksoi se vendi ynë është në kontakt të përhershëm me aleatët strategjikë.

?Kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne, në raport me Iranin. Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare, që është në vazhdën e një aleance strategjike të padiskutueshme me SHBA-në për t?i rihapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Edhe në marrëveshjen që është bërë, ata njerëz janë në Shqipëri në kuadrin e një operacioni humanitar jo politik. Ne e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të obsesuar për të mbytur çdo gjë dhe për të mbytur çdo kundërshtar në të gjithë globin. Nuk besoj se kjo ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë dhe nuk kemi arsye të besojmë këtë sepse ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë dhe kur është puna te inteligjenca ata janë të pakonkurueshëm botërisht dhe në këtë rast ne jemi në duart të sigurta kur është fjala të informacioni?, tha Rama.

Së shpejti, kreu i qeverisë do të vizitojë Rusinë, Ukrainën dhe SHBA-në.

?Vizita në Rusi është pjesë e axhendës së drejtuesit të OSBE-së dhe është pjesë e angazhimeve që unë kam marrë ndërkohë që gjatë gjithë vitit kemi bërë edhe harmonizmin e angazhimeve me ministrin në detyrë për të plotësuar obligimet e OSBE-së me obligimet e brendshme. Praktikisht më të shpejtat janë vizitat në Ukrainë, SHBA dhe në Rusi. Për datat ne presim konfirmime nga të gjitha palët?, u shpreh Rama./tvklan.al

Free Traffic Exchange