"Është një krizë artificiale e injektuar në politikën shqiptare nga njëra palë, por është shumë e rëndësishme që sot jemi në një proces dakordësie lidhur me reformën zgjedhore, pikërisht implementimin në tekstin e legjislacionit tonë të rekomandimeve të OSBE. Kështu që nuk mendoj që në këtë familje vendesh përfaqësojmë ndonjë vend me ndonjë krizë të veçantë. Ajo që është fakt është që opozita ka shprehur dhe ju e keni dëgjuar, me të dëgjuar e kam, dakordësinë për t'u përfshirë në proces. Kjo është një shenjë shumë e mirë, për rekomandimet e OSBE. Kemi një bosht objektiv që nuk kemi nga luajmë as njëra palë as tjetra. Kjo është një bazë e mirë", u shpreh Rama.