Report TV -Rama paralajmëron vizita në SHBA, Rusi dhe Ukrainë: Janë pjesë e detyrës

2020-01-08 0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të zhvillojë vizita në Ukrainë, Rusi dhe SHBA si pjesë e detyrimeve të drejtuesit të OSBE-së.

"Vizita jonë në Rusi është pjesë e axhendës të drejtuesit të OSBE dhe pjesë e angazhimeve që unë kam marrë. Janë disa vizita që do bëhen shumë shpejt. Më të shpejtat janë në Ukrainë, SHBA dhe Rusi. Për datat presim konfirmime nga palët", tha Rama.