KURBIN ? Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se është kapur duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Në momentin që është ndalur nga policia ai i ka kundërshtuar këto të fundit dhe ka tentuar të largohet por forcat e policisë e kanë vënë në pranga. I arrestuari është D. P., 19 vjeç, banues në Laç dhe lëvizte me një makinë tip 'Renault' në Laç.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në makinë iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Si provë materiale të riut iu sekuestrua pistoleta me një krëhër me 5 fishekë.