“Joker” kryeson nominimet BAFTA

2020-01-08 0

Është historia e errët e klounit Arthur, një figurë kontraverse, ajo që ka marrë numrin me të madh të nominimeve nga akademia britanike e filmit dhe arteve të televizionit,e njohur ndryshe si BAFTA.

Me regji nga Todd Phillips, dhe protagonist Joaquin Phoenix, ?Joker? është pretendent për 11 çmime, përfshirë aktorin më të mirë.

Irlandezi i Martin Scorsese, edhe pse nuk mori asnjë Golden Globe, ka marrë 10 nominime BAFTA.

?Na ishte një herë në Hollywood? i Quentin Tarantino me protagonistë Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio është gjithashtu në garë për 10 çmime.

Filmi më i mirë i Golden Globe, ?1917? një dramë e bazuar në ngjarjet e luftës së parë botërore ka marrë 9 nominime.

Katër filmat e mësipërm do të konkurrojnë fort me komedinë e regjisorit koreanojugor Bong Joon-ho ?Parasite? për kategorinë e filmit më të mirë dhe regjinë më të mirë më dy shkurt në Londër.

Tv Klan