Gjenerali ushtarak i Iranit, Qasem Soleimani, është vrarë në aeroportin e Bagdadit gjatë një sulmi ajror të organizuar nga Shtetet e Bashkuara në Irak.
Raportohet se vrasjen e tij e kishte urdhëruar presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Klan Kosova.
Disa po e cilësojnë si akt heroik të Trumpit e disa të tjerë po e kritikojnë atë duke thënë se ai e mori këtë vendim pa miratimin e Kongresit.
Kujtojmë se të martën (31 dhjetor, 2019) është sulmuar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak dhe autoritetet amerikane e fajësuan Tehranin për këtë sulm gjë që përkeqësoi edhe më shumë raportet SHBA-Iran.