Ministria e Brendshme tashmë do të ofrojë 48 shërbime online, që do të pasohen nga një grup tjetër shërbimesh në muaji Qershor 2020. Ndërkohë sot ministri i Brendshëm, Sandër Llleshaj, inspektoi zyrat e aplikimit për dokumentet biometrike në Njësinë Bashkiake 1 dhe2 në Tiranë, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.
Lleshaj e ka konsideruar ofrimin e shërbimeve online, një revolucion të vërtetë në aspektin e shërbimit ndaj qytetarëve. Ministri Lleshaj iu referua uljes së ndjeshme të printimit të certifikatave nga zyrat e Gjendjes Civile, një shërbim i ofruar prej 2 vitesh online, për të theksuar efektivitetin e kësaj reforme.
Lleshaj ndër të tjera është shprehur se fillimi i këtij viti është nisur me 472 shërbime, të cilat ofrohen online nga gjithë administrata e shtetit, ndërkohë që në gjysmën e dytë të vitit do të shtohen edhe 395 shërbime të tjera, që do të thotë rreth 91% e shërbimeve që ofron administrata e shtetit shqiptar do të kryhen online.