Shehu për Report Tv :Irani zonë e rrezikshme, Shqipëria të qëndrojë në krah të SHBA!

2020-01-08 0

TIRANE- Konflikti SHBA-Iran për ish-ministrin e jashtëm Tritan Shehu është një aksion i cili ka si qëllim dhënien e shpresës për popuj që janë në pushtetin e radikalëve dhe terrorrizmit. Sipas Shehut roli I vendit tonë duhet të jetë në krah të SHBA. Sipas Shehut pa Amerikën bota do të ishte më e pasigurtë.

"Unë uroj që gjërat të qetësohen, pasi është një zonë mjaft e rrezikshme që dominohet nga rryma të rrezikshme, të cilët janë të interesuar që ta mbajnë atë zonë nën pushtete të errëta. Qëllimi për ta mbajtur këtë zonë si presion mbi Perëndimin. Prezenca rrezaton shpresë për ata popuj. Puna e perëndimit duhet të vazhdoj. Është e domosdoshme që të mos I jepet asnjë hapësirë të klikave radikale. Bota demokratike të jetë bashkë më SHBA. Roli I Shqipërisë është shumë I qartë dhe duhet të jetë vetëm në krah të SHBA. Në atë rajon. Shqipëria është një vend që nuk ka interesa por si e tillë duhet të qëndrojë afër SHBA. Pa Shba bota do të jetë e pasigurtë dhe shumë afër katastrofës së saj", shprehet Shehu.

Free Traffic Exchange