Qindra qytetare presin te fluturojne me “Fly Ernest”

2020-01-08 0

?Janë 6 fluturime nga Tirana drejt Italisë me linjë ?Fly Ernest? të cilat sërish janë shtyrë dhe kanë patur vonesa duke nisur nga dy deri në gjashtë orë?.
Saga me kompaninë ?Fly Ernest? vazhdon edhe gjatë të mërkurës. Qindra pasagjerë kanë mbushur ambientet e aeroportit të Tiranës në pritje të nisjes së fluturimit të tyre, i cili është shtyrë por askush nuk i jep informacion se kur do të niset.
Tabelat e nisjeve të fluturimit njoftojnë vetëm vonesën, pa dhënë asnjë orë të saktë.
Koncesionari i Rinasit sërish nuk lejon që të filmohet brenda aeroportit. Nga videot e realizuara nga qytetarët shihet qartë se askush nuk ndodhet dhe sot në sportelin e kompanisë ?Fly Ernest? për të sqaruar klientët, e po ashtu mungon edhe personi që duhet të japë informacion nga administrata e aeroportit.
Qytetarët shprehen të lodhur, të zhgënjyer dhe të pamundur për të zgjidhur situatën. Shumica e tyre prej orësh presin në aeroport me fëmijë të vegjël.
Disa të tjerë që nisen drejt Italisë rrezikojnë që të humbasin punën.
Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil thonë se kompania do të realizojë sot fluturimet që kishte planifkuar, por me vonesë. Ajo ka futur në operim një avion të vetin dhe një tjetër e ka marrë me qira për të realizuar udhëtimet në 6 destinacione: Bergamo, Pizza, Bolonja, Milano, Venecia dhe Xhenova.
Prej ditësh mijëra udhëtarë kanë përjetuar orë të gjata pritjeje me kompaninë ?Fly Ernest?, të cilës i bllokuar licenca për shkak të vështirësive financiare nga ana e Autoritetit Italian të Aviacionit. Fluturimet për ata që kanë blerë bileta lejohen deri më datën 13 Janar, ndërsa për ata që kanë paguar rezervimet përtej kësaj date nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil sqaron se të prekurit duhet të bëjnë kërkesë për rimbursim, por problemi i qytetarëve është tjetër:
?Unë dua të nisem sot, ku të gjej sot Lekët të marr 4 bileta nga 220 Euro??
Linja ?Fly Ernest? ka qenë një nga më problematiket nga të gjitha kompanitë që operojnë në Aeroportin e Tiranës. Vetëm gjatë 2018-ës, kompania raportohet të ketë patur vonesa në 72 fluturime në shumë raste mbi 6 orë dhe 14 anulime të udhëtimeve.

Free Traffic Exchange