Bashkia e Kurbinit ka ndarë deri tani bonuse qiraje për 609 familje që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
146 familjet e fundit do ta marrin këtë bonus në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak që do të zhvillohet brenda këtyre ditëve. Nënkryetari i bashkisë Gëzim dika ka bere me dije se mbetet problematike situata per 128 familje që jetojnë në çadra, ku kushtet e vështira të motit kanë përkeqësuar situatën.
Në këtë bashki janë të ngritura rreth 400 çadra. Ndërkohë banorët e zonave rurale kërkojnë ndërtimin e shtëpive,pasi nuk mund të largohen nga fshati.
Në Laç janë shembur 7 pallate,ndërsa me shenjë të kuqe janë shënuar 64 pallate të tjerë, fati i të cilëve do të vendoset nga grupe ekspertësh në ditët në vijim.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Lac#TopChannel