Vrasja makabre në Mallakastër/ Të afërmit e gruas që u mbyt nga nipi i të shoqit kërkojnë drejtësi

2020-01-08 2

Familjarët e Drita Saliajt kërcënojnë me vetëgjyqësi, nëse drejtësia nuk do të veprojë me rreptësi ndaj dy autorëve të krimit makabër që ndodhi në Mallakastër.


Drita Saliaj jetonte vetëm në shtëpi, pasi bashkëshorti dhe dy djemtë e saj janë emigrantë në Greqi. Një nga tre autorët është Luis Saliaj 16 vjeç, nipi i bashkëshortit të viktimës. Vëllai i bashkëshortit të viktimës thotë se njoftimin për ngjarjen e kanë marrë nga Policia.

Kunata e viktimës thotë se një prej autorëve, Luis Saliaj 16 vjeç, është nip i familjes Saliaj. Ajo tregon se 16-vjeçari ka qenë shkak i disa konflikteve të vogla midis dy familjeve, shtëpitë e të cilëve ndodhen fare pranë njëra-tjetrës.

Drita Saliaj është sulmuar dy ditë më parë në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur. Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, pasi kanë hasur në rezistencën e zonjës së shtëpisë e kanë goditur atë dhe më pas trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vrasje#Mallakaster#TopChannel

Free Traffic Exchange