Wake Up/ Blendi Gonxhja: Kriteret për makinat e vjetra dhe kushtet për xhamat e zinj

2020-01-08 3

Viti 2020 ka nisur me disa kritere të reja lidhur me regjistrimin e automjeteve të përdorura dhe qarkullimin e tyre në rrugë. Nga 1 Janari 2020 të gjitha autoveturat e përdorura që nuk përmbushin kriterin mjedisor Euro4 janë ndaluar që të regjistrohen/targohen në Shqipëri. Afati i fundit i regjistrimit të tyre ishte data 31 dhjetor. Vendimi për të ndaluar importin e makinave që nuk përmbushin standardin euro 4 ishte parashikuar të hynte në fuqi në Janar të vitit 2019 por u shty për në 1 janar 2020 për shkak se tregtarët e makinave ngritën shqetësimin se shumë automjete të blera nuk plotësonin kriterin euro. Lind pyetja se ?farë do të ndodhë në vazhdim me mjetet të cilat nuk janë regjistruar deri në këtë afat. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së përgjithshme të shërbimit të transportit rrugor, nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar kanë hyrë në vendin tonë 5986 mjete Euro 4 e lart ose 43% mjete më të reja çka sjell ulje të ndotjes së ambientit. Një tjetër ?ështje me interes është edhe ajo e xhamave të zinj. Janë disa kritere specifike që duhet të plotësohen në mënyrë që të lejohet qarkullimi i një mjeti me xhama të errët. Për xhamat e përparmë anësorë të drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, parashikohet nivel tej çueshmërie drite (TD) jo më pak se 50%. Ndërsa për xhamat e pasmë anësorë dhe xhamin fundor, tej çueshmëria e dritës (TD) mund të jetë nga 10% deri në 70%.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp #TopChannel