Mitat Saliaj, kunati i viktimës, Drita Saliaj që sapo është kthyer nga Greqia pasi mori vesh lajmin shprehet për mediat, se 16-vjeçari që torturoi dhe mbyti 51-vjeçaren ishte përdorues droge. Ai thotë se edhe banesa e tij është grabitur dhe dyshon te tre të rinjtë që vranë gruan. Autorët vijon më tej ai, kanë hyrë nga tavani brenda shtëpisë së tij.
"Nuk kuptoj gjë, sa erdha, hapa derën, pashë që e kanë shqyer. Në shtëpi kisha 2-3 mln lekë mall. I kanë marrë të tëra veglat, unë sa erdha nga Greqia. Derën nuk e kanë kapur, kanë hyrë nga tavani. Policia nuk dinte gjë. Edhe ne nuk e vumë re. Kur isha këtu unë vija njëherë në 15 ditë. Autorët, ky nipi nuk ka qenë djali i mirë, por edhe të tjerët. Ishte djalë i keq, drogë dhe të gjithë gjërat i ka bërë. Nuk ka qenë i dënuar më parë, të atin e ka brenda" tha ai.