Gazeta “Zëri i Popullit” - (1 Prill 2000)

2020-01-08 27

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gazeta 58-vjeçare ?Zëri i Popullit? e PS është mbërthyer këto ditë nga polemikat për shkarkimin e kryeredakrorit Erion Braçe. ?Zëri i Popullit? është thmeluar si gazetë e Partisë Komuniste Shqiptare më 25 Gusht 1942 me kryeredaktor të parë Enver Hoxhën. Gjatë këtyre viteve ajo ka qenë organi i Partisë së Punës. Më 1991 në Kongresin e 10-të të kësaj partie ku Partia e Punës së Shqipërisë u shndërrua në PS edhe ?Zëri i Popullit? u konvertua në organ të kësaj partie. Kjo gazetë ka furnizuar partinë me politikanë si Namik Dokle, Musa Ulqini etj.

Pas viteve ?90 kryeredaktor të saj kanë qenë Përparim Xhixha, Thoma Gëllçi, Luan Rama dhe së fundmi Erion Braçe. Konflikti për kryeredaktorin aktual filloi gjatë kohës kur Majko ishte kryeministër dhe kryeredaktori ju kundërvu drejtorit Rama, duke patur mbështetjen e qeveritarëve.

Gjatë fushatës por edhe në kongresin e fundit të PS, Braçe dhe ?Zëri i Popullit? mbajtën hapur anën e Majkos kundër Nanos në sfidën e tyre për kreun e partisë socialiste. Sapo Nano rimori karrigen e kryetarit vizitën e parë ja kushtoi ?Zërit të Popullit? dhe Braçes të cilit i deklaroi se nuk do ta përdorte si të tjerët. Po nuk kaluan as 5 muaj dhe Nano vërtet nuk e përdori po kërkon ta flakë atë nga ?Zëri i Popullit?./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Free Traffic Exchange