PS mbledhje kryesie, Fatos Nano - (1 Prill 2000)

2020-01-07 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste kanë plotësuar sot 8 orshin e punës në një mbledhje kryesie të nisur rreth orës 10. Çështja më e debatuar sot në këtë takim ishte propaganda e partisë në gazetën ?Zëri i Popullit?. Pavarësisht nga raporti financiar dhe professional mbi gjëndjen në gazetën ?Zëri i Popullit? një marrveshje mes Nanos dhe Metës i ka vënë vulën gjithçkaje.

Deputeti Erion Braçe do të mbetet kryeredaktor i gazetës ?Zëri i Popullit? për një afat të pa caktuar. Kjo është mbjedhja e dytë radhazi e kryesisë së PS në të cilën kryetari Nano tërhiqet përball kryeministrit Meta. Pak kohë më parë Nano mbylli një konflikt me Metën, i cili kishte për bazë akuzat e Metës ndaj kryetarit kryetarit të partisë në një bisedë konfidenciale të kryeministrit me Ollbrajt. Publikimi i të cilës çoi dhe në shkarkimin e Ben Blushit.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë megjithse ka patur debate rreth faktit nëse duhet shkarkuar ose jo Braçe nga posti i kryeredaktorit, gjithçka është mbyllur pa asnjë votim pas një mbrojtje që i është bërë atij nga kryeministri Meta dhe ish-kryeministri Mako./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari