Blerina Braka është një një këngëtare e njohur dhe e dashur për publikun. Prej më shumë se një viti, ajo është bërë nënë dhe e ftuar pasditen e sotme në programin ?Rudina? në Tv Klan, Blerina ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj dhe projektet e reja.
Këngëtarja është nënë e një djali që quhet Edeil dhe është 17 muajsh. Ajo ka pasur shkëputje disa mujore nga muzika, gjatë periudhës që është bërë nënë.
Shumë shpejt do inagurojë biznesin e saj të ri, në bashkëpunim me stilistin Joni Peçi që do të ketë në qendër fëmijët e vegjël, ku ofron çdo shërbim për ta, duke nisur nga pamja e jashtme e deri tek fotografitë.