Report TV -Euro e nis vitin 2020 me rritje të lehtë, këmbehet me 122 lekë

2020-01-07 0

Në ditët e para të vitit 2020, pozitat e monedhës së përbashkët evropiane në treg janë në përmirësim në raport me luhatjet e shkaktuara në muajin dhjetor 2019.

Më datë 6 janar referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 121.97 lekë duke pësuar një rritje të lehtë krahasuar me datën 31 dhjetor 2019, ku një euro u këmbye me 121.77.