Pakica serbo-malazeze: Të hapen shkolla serbe në Shkodër dhe 7 Janari të shpallet festë zyrtare

2020-01-07 1

Besimtarët ortodoks sipas kalendarit Julian kremtojnë krishtlindjen më 7 janar. Në festën e krishtlindjeve pakica serbo-malazeze kërkon krijimin e shkollave serbe në Shkodër dhe shpalljen festë zyrtare të 7 janarit. Deklaratat kanë ardhur nga kryetari i shoqatës ?Rozafa Moraça?, Pavlo Jakoja i cili tha se janë 27 mijë e 500 serb në Shqipëri ndërsa debatoi me gazetarët për mënyrën sesi janë bërë verifikimet e numrit. Ai tha se pakicat janë të trembura dhe nuk deklarohen ndonëse nuk tregoi se kur ka pasur ndonjë incident drejt pakicave serbe. ?Një ndër problemet është dhe implementimi i mësimit të gjuhës. Unë i përmenda pakicat dhe vetëm maqedonasit dhe grekët e kanë zgjidhur mësimin e gjuhës për pakicat. Kanë qenë 6 shkolla në gjuhën serbe. Mendojmë në mënyrë që ta implementojmë mësimin në mënyrë të detyruar që gjuhë e dytë të jetë ajo serbë në rajonin e Shkodrës. Duhet vullnet politik që këtë ditë ta shpallin festë kombëtare. Deklarimi është një e drejtë, duhet një regjistër për deklarimet në gjuhën e pakicave?, Pavlo Jakoja. Palvo Jakoja komentoi dhe mini-shengenin ballkanik duke thënë se ata qe i shmangen bashkëpunimit ndërkufitar i largohen perspektivës evropiane.