#rtvora #oranews
Bashkia e Durrësit u kërkon banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që kanë përfituar bonusin e qirasë, të lënë menjëherë hotelet ku janë strehuar.
Nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, thotë se deri më tani nga 4184 persona që kanë aplikuar për bonusin e qirasë, për 1034 prej tyre lekët kanë kaluar në llogari bankare, ndaj dhe ata duhet të lënë hotelet ku janë strehuar.
Florian Tahiri: Në momentin që kalojnë lekët në llogari bankare atëherë qytetarit i bëhet me dije se i ka dalë bonusi i qirasë dhe nuk mund të përfitojë nga dy politika strehimi që ka vënë në dispozicion qeveria. Në momentin që atyre u del bonusi i qirasë janë të lutur që të kalojnë te shtëpitë me qira.
Por banorët që kanë përfituar bonusin thonë se për ta gjetja e një banese me qira është tejet e vështirë pasi nuk ka shtëpi në treg dhe se çmimet së fundmi janë rritur ndjeshëm.
"I kanë qiratë e larta."
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bashkia-e-durresit-u-kerkon-qytetareve-qe-kane-perfituar-bonusin-e-qirase-te-lene-hotelet
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp