Qeveria teknike, vazhdojne perplasjet mes partive

2020-01-07 0

Në Qeverinë Teknike të Maqedonisë së Veriut, as edhe festat nuk kanë ndalë përplasjet mes ministrave dhe zëvendësve nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.
Shkak do të bëhet një postim në rrjetet sociale ku aktivistë të LSDM-së i kanë rekomanduar Ministres së re teknike Rashela Mizrahit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, që në vend të flamurit partiak, të fotografohet me Yllin e Davidit.
Kjo nga VMRO-ja është vlerësuar si sulm antisemitizmi.
?Aktivistja e të ashtuquajturës Revolucioni Laraman Vidana Boshkovska Micevska në stilin e Mersiha Smailoviqit e ka quyajtur VMRO-DPMNE-në parti fashiste, kurse Mizrahin një hebreje që bashkëpunon me nacistët. Nëj fjalim i këtillë në rrjetet sociale i ka pëlqyer këshilltarit të Zaevit Zoran Bojarovskit, i cili i paguar me para të popullit përkrah antisemitizmni dhe përhapjen e urrejtjes mes qytetarëve?.
Komentin e ka publikuar një këshilltare e LSDM-së e cila thekson se opozita plason lajme të rrejshme dhe se qëndrimi i saj është kundër shfrytëzimit të simboleve partiake nga ana e funksionarëve shtetëror. Socialdemokratët gjithashtu kanë ngritur edhe dyshime për kuadrot e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë Teknike.
?Ministrja teknike e punës dhe politikës sociale Rashela Mizrahi pas dy ditëve në punë tregoi papërgjegjësi dhe demonstroi se nuk e njeh Ligjin e ri për mbrojtje sociale. Ajo nuk e di se kompetenca për dhënien e gjetjes dhe mendimit për nevojën për ndihmë dhe kujdes nga personi tjetër, në bazë të të cilit realizohet kompensimi në para?.
Qeverie teknike nën udhëheqjen e Kryeministrit Oliver Spasovski duhet t?i organizojë zgjedhjet të caktuara për më 12 prill të vitit 2020. Në këtë Qeveri, krahas ministrave të punëve të Brendshme dhe Punë e Politikë Sociale, VMRO-DPMNE ka edhe zëvendës në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të Bujqësisë dhe atë të Financave.