800 punonjës të Autoritetit Rrugor dhe kontraktorëve vijojnë punën në terren që të gjitha akset rrugore të mbeten të kalueshme për drejtuesit e automjeteve.
Ministrja Belinda Balluku ju bashkua ekipit në Qafën e Qarrit, në rrugën Korçë ? Ersekë, për të parë mbarëvajtjen e punës.
Era e fortë dhe stuhitë dëborës që goditën vendin ditët e fundit sollën probleme në disa prej akseve të vendit.
Sinoptikanët kanë njoftuar se intensiteti i erës do të ulet të mërkurën, ndërsa pritet edhe një rritje e lehtë e temperaturave.
Java do të mbyllet me mot të kthjellët, por në zonat malore do të ketë reshje të dëborës.