Porosia e autoriteteve që të mos festohet me armë, mjete piroteknike apo vozitje nën ndikim të alkoolit nuk u përfill nga të gjithë. Madje, shfrenimi i shoferëve në timon në periudhën e festave të fund vitit ka marrë jetë njerëzish. Nga Ministria e Brendshme informojnë se gjatë javës së fundit në gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente trafiku me pasoja të rënda në njerëz, prej të cilave njëra me fatalitet.