#rtvora #oranews
Kompania e fluturimit Fly Ernest këtë martë anuloi të gjitha udhëtimet nga Rinasi drejt Italisë dhe anasjelltas.
Asnjë përfaqësues i kompanisë dhe aeroportit nuk u jep një shpjegim pasagjerëve dhe një orar të ri për fluturimet. Qytetarët shprehen se prej orësh qëndrojnë në pritje.
Asnjë nga numrat e celularit të vënë në dispozicion nga kompania për qytetarët nuk përgjigjet ndërsa përmes postës elektronike u është komunikuar vetëm anulimi i fluturimit.
"Asnjë shpjegim"
"Gra fëmijë që janë mbi 300 vetë"
"Kur erdha me vonesë 5 orë, e njëjta gjë po ndodh edhe në kthim"
Kompanisë së fluturimeve Ernest Airlines i është pezulluar licenca, vendim i cili hyn në fuqi në 13 janar të 2020 ndërsa i është ndaluar shitja e biletave që prej 29 dhjetorit të 2019, por qytetarët deklarojnë se biletat e udhëtimit i kanë prerë në fillimin të janarit.
Në aeroportin e Rinasit sporteli i Fly Ernest qëndron i mbyllur, dhe askush nuk jep një përgjigje për udhëtimin e qytetarëve.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/fly-ernest-anulon-fluturimet-udhetari-denoncon-ne-ora-news-jemi-200-persona-qe-presim
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp