#rtvora #oranews
Avokatët e mësuesit turk të larguar nga Shqipëria Harun Çelik, i janë drejtuar ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit me një shkresë zyrtare për t'i kërkuar informacion lidhur me procedurën e ndjekur për klientin e tyre.
Alban Bengasi dhe Elton Hyseni i kërkojnë autoriteteve të informohen nëse largimi i mësuesit turk është dëbim apo deportim drejt Turqisë.
Avokatët kanë ngritur pretendimet për rrugën e ndjekur nga autoritetet, dhe për faktin se dokumentet janë plotësuar me 1 janar në një kohë kur institucionet ishin edhe pushim. Ata pretendojnë ndër të tjera se Çelik është shprehur se i rrezikohej jeta në shtetin turk dhe nuk duhet të dorëzohej atje.
Ndërkohë, para Gjykatës së Tiranës pritet të dalë shtetasi turk Selami Simsek, i arrestuar në të njëjtën ditë me Harun Çelik në Rinas, me një pasaportë false kanadeze. Ky i fundit kishte prerë një biletë për udhëtim drejt Torontos, ndërsa pasaporta e falsifikuar kishte si afat përfundimtar muajin prill të vitit 2020.
Ai dyshohet se ka kërkuar azil politik në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij i larguar drejt Turqisë. Simsek do të dalë në Gjykatën e Tiranës në datë 15 janar ku do të gjykohet nga gjyqtari Ahmet Metalian për akuzën "falsifikim pasaporte" e ngritur nga prokurorja Anila Galaxhi.
Çelik dhe Simsek u arrestuan në Rinas me dokumente false teksa hynin tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar. Çelik pas përfundimit të dënimit me burg prej 5 muajsh largua drejt Turqisë ku akuzohet se është pjesë e lëvizjes opozitare Gyleniste.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/debimi-i-mesuesit-turk-avokatet-kerkojne-informacion-rrugen-e-ndjekur-ndaj-harun-celik
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp