Ditë e Re - Futboll dhe muzikë, Andi Lila zbulon detaje të miqësores solidarizuese

2020-01-07 0

#rtvora #oranews #diteere

Këtë të premte, 10 janar 2020 do të organizohet takimi miqësor mes veteranëve të futbollit të Shqipërisë, Turqisë, Greqisë dhe Italisë.

Nën kauzën "Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku", emra të rëndësishëm të futbollit tonë do të zbresin në fushë së bashku me legjenda të Turqisë që u rendit në vendin e 3-të në Kupën e Botës 2002, Kampionëve të Europës në vitin 2004, Greqisë dhe Italinë kampione bote në vitin 2006.

Një organizim, ku të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, teksa kreu i sindikatës së futbollistëve shqiptar, Andi Lila ka zbuluar në studion e "Ditë e Re" në Rtv Ora detajet nga ky aktivitet madhështor.

"Kjo ndeshje është menduar që të jetë me dy gjysmëfinale, me nga 30 minuta. Shqipëria do të jetë ekipi i parë që do të zbres në fushë. Në fillim do të hidhet një short dhe Shqipëria nuk e di se kë do të ketë kundërshtar. Ishin rreth 150 futbollistë veteran, por dikujt i ka ngelur hadri, pasi në fushë do të zbresin 11 lojtarë. Nga unë i pari, do ta blejmë biletën. Të gjithë duket të kontribuojnë për këtë kauzë. Do jenë dy gjysmëfinale me 30 minuta, si dhe finalja me 30 minuta. Do të jetë i ftuar special DJ Vin Veli. Nuk e përzgjodhëm as Ansi Agollin. Është një ndër shokët më të mirë që kam pasur në sport. Shpresoj që t'i mbetet hadri, pasi ai nuk mërzitet kurrë," tregon Lila.

Biletat për këtë takim kanë dalë në shitje në Tiranë: Biletaria te dyqani zyrtar i FSHF te "Rruga e Elbasanit" dhe te stadiumi "Selman Stërmasi" nga ora 09:00 deri në 20:00.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/futboll-dhe-muzike-andi-lila-zbulon-detajet-dhe-te-ftuarin-special-ne-miqesoren-solidarizuese

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp