#rtvora #oranews
Pronari i televizionit lokal, "Media plus TV" në Mirditë është ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur paraditën e kësaj të marte (7 janar) rreth orës 11:00 në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Viktima është Kastriot Reçi 47 vjeç dhe mësohet se është ekzekutuar nga dy persona, ende të paidentifikuar, sapo ai ka zbritur nga makina e tij, pranë lokalit.
Dy persona në krim-Gazetari i Ora News, Elvis Hila raporton se kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në krim, njëri ka bërë ekzekutimin dhe tjetri e ka pritur me makinë. Pas vrasjes, dy autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Reçi dyshohet se është qëlluar me snajper me silenciator.
I kanë vrarë edhe vëllain në Itali-Dy vite me parë në Itali është ekzekutuar edhe vëllai i tij, Gasper Reçi i cili akuzohej për posedim dhe lëndëve narkotike. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Ngjarjet ku dyshohet se ka qenë i përfshirë Reçi-Dyshohet se ka lidhje me një sërë vrasjesh të kryera në Belgjikë dhe në Itali. 47-vjeçari ishte marrë në pyetje për vrasjen e ish-drejtorit të OSHEE, Saimir Jaku 2 vite më parë. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e Tonin Gjinit, por në asnjë rast nuk janë ngritur akuza ndaj tij, por është person i pyetur nga policia.
Pika kontrolli për kapjen e autorëve-Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-mirdite-dyshohet-nje-te-vrare
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp