Rrëshen, Report TV sjell pamje nga vendi ku u vra pronari i televizionit lokal të Lezhës

2020-01-07 4

MIRDITE - Ekzekutohet në qendër të Rrëshenit pronari i televizionit "Media Plus-Tv" në Lezhë, Kastriot Reçi, 47 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Sipas informacioneve paraprake, Reçi është vrarë pranë lokalit në pronësi të tij në qendër të Rrëshenit dhe shumë pranë komisariatit të policisë. Dy persona dyshohet të kenë qëlluar nga makina në drejtim të Kastriot Reçit, duke e lënë të vdekur në rrugë teksa i afrohej lokalit.

Forca të shumta policie kanë ngritur post-blloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar, ndërkohë që drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe dy prokurorë të Lezhës.